Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonezi dënohet me vdekje pasi shkaktoi zjarrin ku vdiqën 36 persona

Një japonez është dënuar me vdekje pasi shkaktoi zjarrin në një studio animacioni në Kyoto në vitin 2019, ku mbetën të vdekur 36 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, shkruan BBC.

Incidenti, një nga më vdekjeprurësit në Japoni në dekadat e fundit, la të vdekur kryesisht artistë të rinj dhe tronditi botën e animacionit.

Shinj Aoba, 45 vjeç, u deklarua fajtor për sulmin, por avokatët e tij kishin kërkuar dënim më të lehtë duke argumentuar arsyet e “paaftësisë mendore”.

Gjyqtarët e refuzuan kërkesën, duke vendosur që Aoba e dinte se çfarë po bënte.

“Kam përcaktuar se i pandehuri nuk ishte i çmendur ose i dobët mendërisht në kohën e krimit. Vdekja e 36 personave është jashtëzakonisht e rëndë dhe tragjike. Frika dhe dhimbja e viktimave është e papërshkrueshme”, ka thënë gjyqtari Masuda të enjten në Gjykatën e Qarkut të Kyotos.

Edhe Të paktën 20 të vdekur nga zjarri në një anije mallrash në Kinë Botë Të paktën 20 të vdekur nga zjarri në një anije mallrash në Kinë

Shumë nga njerëzit vdiqën pasi u bllokuan në katet e sipërme të studios ndërsa zjarri u përhap.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me vdekje duke thënë se Aoba ishte i motivuar të sulmonte studion pasi besonte se vepra e tij ishte vjedhur.