Trupi i një shkencëtareje amerikane është gjetur brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.
Suzanne Eaton, e cila u zhduk më shumë se një javë më parë pasi shkoi për vrap, është mbytur, konfirmoi policia për BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLexo edhe: Zhduket shkencëtarja amerikane, ndodhej në Kretë për konferencë
Rasti po hetohet si vrasje penale.
59-vjeçarja nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani shkoi në ishull për të marrë pjesë në një konferencë.
Ajo u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit, në Chania ku po mbahej konferenca.
Suzanne u raportua e humbur më 2 korrik dhe filloi një përpjekje e madhe kërkimi.
Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorë vendas që po eksploronin bunkerin, i përdorur nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore.
Një autopsi mjekoligjore tregoi se shkencëtarja ishte mbytur.
Policia po heton nëse Suzanne Eaton u vra brenda bunkerit apo u zhvendos aty pas ngjarjes.
Faqja e internetit Greek Reporter tha se trupi i saj ishte mbuluar me çarçafë dhe një leckë, duke udhëhequr autoritetet greke në përfundimin se ajo ishte vrarë.
Sipas një zyrtari lokal, zona rreth bunkerit, që shtrihet në veri-perëndim të ishullit, është një vend turistik popullor/oranews.