Një grua 26-vjeçare amerikane është qëlluar për vdekje në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë një proteste.
Aysenur Ezgi Eygi, e cila është me origjinë turke, raportohet se ka marrë pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebreje në qytetin Beita pranë Nablus.
Ezgi Eygi dyshohet se u qëllua nga trupat izraelite, sipas raporteve të mediave lokale.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se janë në dijeni të incidentit dhe po e shqyrtojnë rastin.
Aktivistja amerikane u dërgua me urgjencë në një spital në Nablus me një plagë në kokë, por më vonë u shpall e vdekur, raportoi agjencia e lajmeve AFP.
-
OKB-ja kërkon hetim të plotë për vrasjen e qytetares turko-amerikane në Bregun Perëndimor
-
Vriten tre izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar
-
Sulm ndaj një autobusi izraelit në Bregun Perëndimor, të paktën tetë të lënduar
-
Forcat izraelite tërhiqen nga qyteti Jenin i Bregut Perëndimor, pas 10 ditësh sulme
-
Palestinezja qëllohet për vdekje pasi përpiqet ta therë me thikë një ushtar izraelit