Njëri prej liderëve të grupit të ekstremit të djathtë “Djemtë Krenarë” është dënuar me 17 vjet burgim në lidhje me trazirat në Capitol të Washingtonit. Prokuroria ka thënë se veterani i ushtrisë amerikane, Joe Biggs, ishte iniciatori i trazirave të 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan. Ai është shpallur fajtor për komplot të kryengritjes dhe akuza të tjera.
Në gjykatë, Biggs, është lutur për dënim më të butë dhe ka shprehur pendim për veprimet e tij. Ndërkaq, me 15 vjet burgim është dënuar Zachary Rehl, anëtar i grupit ekstrem “Djemtë Krenarë” që njihet për përkrahjen e madhe ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Prokurorët kanë thënë se Biggs, veteran i luftës në Irak, kishte përdorur përvojën e tij ushtarake për të udhëzuar dhe kontrolluar grupet e mëdha nën komandën e tij, për t’i prirë revoltës kundër qeverisë.
Sipas prokurorisë, Biggs e shihte lëvizjen e tij si revolucion të dytë në SHBA me të cilin patriotët e tjerë do ta merrnin qeverinë me forcë. Mirëpo, në gjykatë ai ka qarë dhe ka kërkuar falje për veprimet e tij. Është arsyetuar se ishte joshur nga turma në ditën e trazirave.
-
Dënohet me 22 vjet burgim ish-lideri i Djemve Krenarë për sulmin në Capitol
-
Lirohen nga burgu dy udhëheqësit kryesorë të trazirave të Kapitolit
-
Misteri i pazgjidhur i trazirave në Capitol
-
Një ish-lider i Proud Boys dënohet për trazirat e 6 janarit
-
Tarrio, truri prapa trazirave për ta mbajtur Trumpin në pushtet