Pakistani planifikon të krijojë mbi 1,000 gjykata që do të adresojnë dhunën ndaj grave.
Gjykatësi më i lartë i këtij vendi, Asif Saaed Khosa, tha në një adresim televiziv se gjykatat e posaçme do t'iu japin viktimave mundësi për të folur pa frikën e hakmarrjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Do të kemi 1,016 gjykata me bazë gjinore në Pakistan - së paku një gjykatë të tillë në çdo rreth", tha Khosa.
"Atmosfera e këtyre gjykatave do të jetë ndryshe nga ajo e gjykatave të tjera, në mënyrë që ankueset të mund të flasin pa frikë", shtoi ai.
Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në një raport të publikuar në nëntor të vitit 2018, ka vlerësuar se në Pakistan ka shkallë të lartë të dhunës ndaj grave, përfshirë: përdhunime, vrasje në emër të nderit, sulme me acid, martesa të detyrueshme dhe martesa të fëmijëve.
Një sondazh i ekspertëve botërorë vitin e kaluar, i kryer nga Fondacioni Thomson Reuters, e ka renditur Pakistanin si vendin e gjashtë më të rrezikshëm për gratë. Përpara tij vijnë: India, Afganistani, Siria, Somalia dhe Arabia Saudite./rel