Autoritetet gjermane kanë arrestuar katër persona me dyshimin për mbështetjen financiare të Shtetit Islamik, tha të mërkurën prokurorja e Hamburgut, Jana Frombach.
“Unë mund të konfirmoj katër urdhërarreste të lëshuara nga gjykata më e lartë shtetërore”, tha Frombach duke konfirmuar një raport të gazetës ”Kieler Nachrichten”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimet u kryen në qytetin e Neumuenster, në shtetin verior të Schleswig-Holstein.
Sipas raporteve të medias, në vitin 2017, një vlerë prej mijëra eurosh u mor nga një grua nga Schleswig-Holstein, e cila ka emigruar në Siri dhe është bashkuar me Shtetin Islamik.
”Të arrestuarit akuzohen për mbështetjen e përbashkët të një organizate terroriste të huaj”, tha Frombach.
Përpara arrestimeve u kontrolluan dy lokalitete në Neumuenster dhe një në Hamburg./atsh/