Autoritetet gjermane kanë arrestuar katër persona me dyshimin për mbështetjen financiare të Shtetit Islamik, tha të mërkurën prokurorja e Hamburgut, Jana Frombach.
“Unë mund të konfirmoj katër urdhërarreste të lëshuara nga gjykata më e lartë shtetërore”, tha Frombach duke konfirmuar një raport të gazetës ”Kieler Nachrichten”.
Arrestimet u kryen në qytetin e Neumuenster, në shtetin verior të Schleswig-Holstein.
Sipas raporteve të medias, në vitin 2017, një vlerë prej mijëra eurosh u mor nga një grua nga Schleswig-Holstein, e cila ka emigruar në Siri dhe është bashkuar me Shtetin Islamik.
”Të arrestuarit akuzohen për mbështetjen e përbashkët të një organizate terroriste të huaj”, tha Frombach.
Përpara arrestimeve u kontrolluan dy lokalitete në Neumuenster dhe një në Hamburg./atsh/
-
Një kosovar akuzohet në Gjermani për mbështetje të IS-it
-
Gjermania arreston një shtetas të Kosovës, i akuzuar për mbështetjen e ISIS-it
-
Tre të arrestuar në Gjermani, po përgatisnin sulm ekstremist
-
Qëndroi në gatishmëri për dy vjet për kryerje të sulmeve terroriste - arrestohet irakiani në Gjermani
-
Sirianët paguanin deri në 7 mijë euro për kalim në Gjermani