Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

16 vjeçarja në Malajzi bën sondazh në Instagram duke pyetur se a duhet ta vrasë veten, pastaj bënë vetëvrasje

​Një 16-vjeçare nga Malajzia i ka dhënë fund jetës pasi publikoi një sondazh në Instagram ku pyeste ndjekësit nëse duhet të vdiste apo jo.

Pasi 69% e votuesve thanë "PO", ajo kreu vetëvrasje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia në lindje të Malajzisë tha se vajza, emri i së cilës nuk identifikohet publikoi sondazhin në rrjetin social me shkrimin: "Tepër e rëndësishme, më ndihmoni. Zgjidhni D(vdes)/ L(jeto)".

Largimi i saj nga jeta nxiti një avokat që të sugjeronte se ata që votuan vdekjen të shpalleshin fajtorë për nxitjen e vetëvrasjes. Ndërkohë, drejtuesit e rrjetit social Instagram nuk kanë marrë ende një vendim për ngjarjen që tronditi gjithë botën.

Më parë kishte postuar një mesazh në Facebook ku kishte shkruajtur: “U lodha. Dua t’i jap fund jetës.”

Vetëm pak orë më vonë bëri sondazhin që i solli vdekjen. Thuhet se adoleshentja ka patur probleme me shëndetin mendor, por ende nuk është konfirmuar.\ksp