Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Turqia dënon “terrorizmin Izraelit” pas bombardimit të agjencisë së lajmeve në Gaza

Presidenti i Turqisë e ka quajtur “terrorizëm Izraelit” bombardimin e tyre në Gaza, kjo pasi ata kanë goditur një zyre të agjencisë së lajmeve Anadolu, e cila është nën pronësi të shtetit turk, , transmeton koha.net.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin Izraelit kundër zyrës së agjencisë Anadolu në Gaza”, ka thonë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Twitter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Turqia e agjencia Anadolu do të vazhdojnë ti tregojnë botës rreth terrorizmit Izraelit e mizorive në Gaze dhe pjesë të tjera të Palestinës, pavarësisht sulmeve të tilla”.

Sipas Forcave të Mbrojtës Izraelite, ata kanë bombarduar një ndërtesë në qytetin e Gazas ku qëndronin inteligjenca ushtarake e Hamasit.

Gjatë vikendit më shumë se 430 raketa janë hedhur nga Gaza, të cilave Izraeli i’u është kundërpërgjigjur me 200 sulme ajrore e sulme me tanke.

Lexoni edhe: Izraeli gati të nisë ‘pushtimin’ e Gazës si hakmarrje për sulmet ajrore