Presidenti i Turqisë e ka quajtur “terrorizëm Izraelit” bombardimin e tyre në Gaza, kjo pasi ata kanë goditur një zyre të agjencisë së lajmeve Anadolu, e cila është nën pronësi të shtetit turk, , transmeton koha.net.
“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin Izraelit kundër zyrës së agjencisë Anadolu në Gaza”, ka thonë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Twitter.
“Turqia e agjencia Anadolu do të vazhdojnë ti tregojnë botës rreth terrorizmit Izraelit e mizorive në Gaze dhe pjesë të tjera të Palestinës, pavarësisht sulmeve të tilla”.
Sipas Forcave të Mbrojtës Izraelite, ata kanë bombarduar një ndërtesë në qytetin e Gazas ku qëndronin inteligjenca ushtarake e Hamasit.
Gjatë vikendit më shumë se 430 raketa janë hedhur nga Gaza, të cilave Izraeli i’u është kundërpërgjigjur me 200 sulme ajrore e sulme me tanke.
Lexoni edhe: Izraeli gati të nisë ‘pushtimin’ e Gazës si hakmarrje për sulmet ajrore
-
Turqia e quan sulmin e Izraelit ndaj spitalit në Gazë “sulm ndaj lirisë së shtypit”
-
Erdogani e quan Izraelin shtet terrorist
-
Turqia kërkon largimin e ambasadorit izraelit pas vrasjeve në Gaza
-
Izraeli paralajmëron Erdoganin: Po e çon Turqinë drejt aventurave të rrezikshme në Siri
-
Izraeli sulmon një bazë ushtarake në Siri, reagojnë SHBA-ja dhe Turqia