Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.
Nga vëzhguesit e vendit numër më të madh kanë MOST, pastaj Shoqata për Promovimin e Vlerave Humane dhe Integrimit Rinor MAK-SONCE Shkup dhe Shoqata e Qytetarëve për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtat e Njeriut AKSIOS 2017 Shkup.
Vëzhguesit e huaj, më të shumtë janë nga Misioni i OSBE / ODIHR 195, pastaj Kongresin Botëror Maqedonas Shkup, Ambasada e SHBA-së, Delegacioni i BE-së, Delegacioni i AP të KE-së.
Vëzhgues kanë akredituar edhe disa ambasada të vendeve të huaja në Maqedoni, si ambasadat e Federatës Ruse, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Shqipërisë.
-
OSBE-ja nis vëzhgimet për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore
-
Referendumi në Maqedoni monitorohet nga më shumë se 650 vëzhgues
-
Mbi 16 mijë vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet
-
Mbi 19 mijë vëzhgues të angazhuar në monitorimin e procesit zgjedhor
-
KQZ-ja akrediton mbi 18 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit