Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

16 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë banimi në Dubai

Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar pas një zjarri në një ndërtesë banimi në Dubai, raportoi të dielën Reuters.

Zjarri ka ndodhur në zonën Al-Ras, një nga pjesët më të vjetra të Dubait, ku jetojnë shumë punëtorë migrantë dhe tregtarë.

Zjarri ka shpërthyer në katin e katërt të ndërtesës pesëkatëshe, sipas raportimeve të mediave lokale.

Zona Al-Ras është afër tregjeve të arit dhe erëzave të qytetit, të cilat janë atraksione të njohura turistike.

Mbrojtja Civile e Dubait ka njoftuar se po zhvillohet një hetim mbi zjarrin vdekjeprurës.

Mes të vdekurve janë katër shtetas indianë dhe tre pakistanezë.