Ushtria amerikane ka bërë të ditur se i ka dërguar dy luftanije në Ngushticën e Tajvanit të dielen, teksa Pentagoni ka shpeshtuar lëvizjet në këtë pikë strategjike, me gjithë kundërshtimin nga Kina.
Dërgimi i luftanijeve rrezikon të rrisë më tej tensionet me Kinën, përderisa nga Tajvani i vetëqeverisur perceptohet si shenjë e përkrahjes prej administratës Trump, midis përçarjeve gjithnjë e më të mëdha midis Taipeit dhe Pekinit, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTajvani është një nga arsyet e shumta të stërkeqjes së raporteve SHBA-Kinë, midis luftës tregtare, sanksioneve amerikane dhe pozicionimit gjithnjë e më të prerë ushtarak kinez në Detin Jugor Kinez.
“Kalimi i anijeve nëpër Ngushticën e Tajvanit e dëshmon përkushtimin e SHBA-së për një Indo-Pacifik të lirë dhe të hapur”, ka thënë komandanti amerikan Clay Doss, zëdhënës për Flotën e Shtatë të Marinës amerikane, përmes një deklarate.