Dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar përmes ujërave ndërkombëtare në Ngushticën e Tajvanit më 28 gusht. Ky është operacioni i parë i këtij lloji qëkur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin.
Marina amerikane tha se luftanijet Chancellorsville dhe Antietam janë duke kryer një operacion. Operacione të tilla rëndom zgjasin nga tetë deri në 12 orë dhe monitorohen nga afër nga ushtria e Kinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitet e fundit, luftanijet amerikane – dhe në disa raste edhe ato të shteteve aleate sikurse Britania dhe Kanadaja – në mënyrë rutinore lundrojnë përmes Ngushticës së Tajvanit.
Këto lundrime nxisin zemërimin e Kinës e cila pretendon se Tajvani është pjesë e saj, pavarësisht se Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike në Taipei hedh poshtë këto pretendime të Pekinit.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin në fillim të gushtit. Vizita e saj nxiti reagimin e ashpër të Kinës, e cila e pa këtë vizitë si ndërhyrje në çështjet e saj të brendshme. Pas vizitës, Kina nisi të kryejë stërvitje ushtarake pranë Tajvanit dhe që atëherë këto stërvitje kanë vazhduar.
Tajvani është ishull vetëqeverisës dhe është ndarë nga Kina në luftën civile të vitit 1940. Mirëpo, Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet atij./REL/