Cikloni Keneth ka arritur në veri të Mozambikut, shtet, i cili ende është duke u përballur me dëmet që ka shkaktuar një stuhi në kohët e fundit.
Cikloni ka sjellur erëra deri në 220 kilometra në orë dhe ka lënë të vdekur tre persona në kombin e ishullit të Komoros.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDepartamenti për Menaxhimin e Krizave në Mozambik, ka thënë se 30,000 persona janë evakuuar nga zonat që pritet t’i përfshijë cikloni.
Muajin e kaluar, stuhia Idai ka shkaktuar qindra vdekje në këtë rajon, transmeton rel.
Më shumë e 900 persona kanë vdekur si pasojë e shkatërrimeve të lidhura me këtë stuhi në Mozambik, Malavi, dhe Zimbabve, derisa rreth 3 milionë të tjerë kanë thënë të kenë nevojë për ndihmë humanitare.
Sipas parashikimeve, stuhia pritet të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm për disa ditë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 600mm shi mund të mbledhet gjatë kësaj kohe, apo rreth dy herë më shumë sesa ka rënë gjatë stuhisë Idai.
Programi Botëror për Ushqim i OKB-së, ka thënë se është duke punuar me Qeverinë e Mozambikut dhe grupe tjera humanitare rreth planit të emergjencës.