Porti i qytetit të Mozambikut në Beira është duke u rimëkëmbur nga dëmtimet e shkaktuara nga cikloni Idai.
Deri tani 200 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Afrikën e Jugut, së bashku me 100 tjerë në Zimbabve, edhe pse mendohet që numri i të vdekurve është më i lartë.
Ata që kanë mbijetuar nga fatkeqësia kanë nevoja urgjente për ushqim, strehim dhe veshje, raporton BBC nga Pumza Fihlani në Beira.
Brenda një qendre të improvizuar të përgjigjeve në aeroportin e Beiras, agjencitë e ndihmave po përpiqen të arrijnë tek njerëzit të cilët janë ende të bllokuar në atë rajon, përcjell koha.net.
Disa kilometra më larg ka shumë panik, populli i Beiras po rritet në ankth për shkak se sipas tyre ndihma po arrin ngadalë dhe nuk është e mjaftueshme.
"Unë nuk kam asgjë, kam humbur gjithçka, nuk kemi ushqim, nuk kam as batanije, kemi nevojë për ndihmë", thotë një grua në fshatin Manhava.