Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mozambiku goditet sërish nga stuhia

Cikloni Keneth ka arritur në veri të Mozambikut, shtet, i cili ende është duke u përballur me dëmet që ka shkaktuar një stuhi në kohët e fundit.

Cikloni ka sjellur erëra deri në 220 kilometra në orë dhe ka lënë të vdekur tre persona në kombin e ishullit të Komoros.

Departamenti për Menaxhimin e Krizave në Mozambik, ka thënë se 30,000 persona janë evakuuar nga zonat që pritet t’i përfshijë cikloni.

Muajin e kaluar, stuhia Idai ka shkaktuar qindra vdekje në këtë rajon, transmeton rel.

Më shumë e 900 persona kanë vdekur si pasojë e shkatërrimeve të lidhura me këtë stuhi në Mozambik, Malavi, dhe Zimbabve, derisa rreth 3 milionë të tjerë kanë thënë të kenë nevojë për ndihmë humanitare.

Edhe Cikloni lë të vdekur rreth 300 persona në Mozambik Botë Cikloni lë të vdekur rreth 300 persona në Mozambik

Sipas parashikimeve, stuhia pritet të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm për disa ditë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 600mm shi mund të mbledhet gjatë kësaj kohe, apo rreth dy herë më shumë sesa ka rënë gjatë stuhisë Idai.

Programi Botëror për Ushqim i OKB-së, ka thënë se është duke punuar me Qeverinë e Mozambikut dhe grupe tjera humanitare rreth planit të emergjencës.