Nisin hetimet për shkakun e zjarrit në “Notre Dame”

Nisin hetimet për shkakun e zjarrit në “Notre Dame”

16 April 2019 10:13

Zjarrfikësit kanë vazhduar që të hedhin ujë mbi rrënojat e shkrumbuara të “Notre Damet” të martën në mëngjes pasi që flakë të rrëmbyeshme e kapluan këtë katedrale gotike në zemër të Parisit, ndërkohë që hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e zjarrit.

Qindra zjarrfikës kanë qenë të angazhuar për shuarjen e zjarrit, që përfshiu çatinë e kësaj katedrale të shekullit të tetë, për më se tetë orë, para se t’i fusnin flakët nën kontroll, duke e shpëtuar kullën e saj dhe muret e jashtme.

Zyra e prokurorit të Parisit ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet rreth shkakut të zjarrit. Disa burime policore kanë thënë se tani për tani supozohet se zjarri ka qenë i rastësishëm, transmeton “Reuters”.

“Është simboli i shtetit tonë që rrezikon të shkatërrohet”, ka thënë për televizionin CNews, Ministri francez i Kulturës, Franck Riester, transmeton Koha Ditore.

Zjarrfikësit që hynë në katedralen në flakë shpëtuan shumë prej thesareve të saj, ka thënë Riester, ndonëse disa piktura kishin mbetur brenda.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme