Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Konfirmohet fitorja e Benjamin Netanyahut në Izrael

Komisioni Zgjedhor në Izrael ka konfirmuar se pas numërimit të të gjitha votave nga zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 9 prill, partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka fituar më së shumti ulëse në parlament.

Në bazë të një marrëveshje koalicioni, partia Likud dhe aleatët e saj do të kenë një shumicë prej 65 votash në parlamentin me 120 vende të Izraelit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo i mundëson Netanyahut të zgjidhet për herë të pestë kryeministër i Izraelit.

Netanyahu dhe partia e tij Likud kishin për rival partinë e “Bardhë e Blu” të kryesuar nga Benny Gantz.

Një faktor i rëndësishëm në fitoren e Netanjahut ishte pjesëmarrja e ulët në mesin e banorëve arabë të Izraelit, që ishte nën 50 për qind. Shumë arabë bojkotuan zgjedhjet në shenjë proteste ndaj asaj që ata perceptojnë si politika anti-arabe të Netanyahut.

Në një fjalim menjëherë pasi dolën rezultatet e para të zgjedhjeve të 9 prillit, kryeministri Netanyahu tha se do të formojë një qeveri të djathtë dhe do të jetë kryeministër i të gjithëve.

"Do të jetë një qeveri e krahut të djathtë, por unë do të jem kryeministër për të gjithë. Unë jam shumë i prekur që populli i Izraelit më dha votën e besimit për herë të pestë dhe një votë edhe më të madhe të besimit se zgjedhjet e mëparshme", deklaroi Netanyahu.