Botë

BE do ta pranojë Irlandën e bashkuar me automatizëm si anëtare të plotë

 

Liderët e Bashkimit Evropian kanë premtuar të shtunën për të përqafuar provincën britanike të Irlandës Veriore në BE nëse një referendum do ta bashkonte atë me Republikën e Irlandës.

Në një samit të thirrur për t’u pajtuar me planin e BE-së për negociata me Britaninë derisa e njëjta largohet nga blloku, kryeministri irlandez Enda Kenny ka kërkuar nga anëtarët tjerë të pranojnë se Irlanda e Veriut, sikurse Gjermania Lindore më 1990, të hyjë automatikisht në BE në rast të bashkimit me shtetin anëtar ekzistues, raporton Reuters.