Policia në Angli dhe Uells, ka marrë kompetenca të reja ndalimi dhe kërkimi, për ta trajtuar krimin në rritje të sulmeve me thika.
Sekretari i Brendshëm, Sajid Javid, po e bën më të lehtë për zyrtarët që të kërkojnë njerëz pa dyshim të arsyeshëm, në vendet ku mund të ketë dhunë serioze, transmeton KTV.
Vendimi u mor pasi sulmet fatale me thika u rritën në pikën më të lartë vitin e kaluar, qëkur filloi regjistrimi i rasteve të tilla.
Kompetencat e reja të ndalimit dhe kërkimit kanë qenë të diskutueshme për shumë vjet, me dëshmi se ato shpesh keqpërdoren dhe se te minoritetet me prejardhje afrikane, zbatohen në mënyrë joproporcionale.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas rritjes së sulmeve me thika, reagon sekretari i Brendshëm i Britanisë
-
Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve
-
Katër të plagosur nga një sulm me thikë në Sidnei
-
Britania përgatitet për tjetër “natë të dhunshme”, autoritetet në alarm
-
Vriten dy fëmijë në Angli