Policia në Angli dhe Uells, ka marrë kompetenca të reja ndalimi dhe kërkimi, për ta trajtuar krimin në rritje të sulmeve me thika.
Sekretari i Brendshëm, Sajid Javid, po e bën më të lehtë për zyrtarët që të kërkojnë njerëz pa dyshim të arsyeshëm, në vendet ku mund të ketë dhunë serioze, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi u mor pasi sulmet fatale me thika u rritën në pikën më të lartë vitin e kaluar, qëkur filloi regjistrimi i rasteve të tilla.
Kompetencat e reja të ndalimit dhe kërkimit kanë qenë të diskutueshme për shumë vjet, me dëshmi se ato shpesh keqpërdoren dhe se te minoritetet me prejardhje afrikane, zbatohen në mënyrë joproporcionale.