Sekretari i Brendshëm britanik e ka dënuar dhunën që ka shënuar rritje në mesin e adoleshentëve. Të rinjtë britanikë, sipas një raporti të fundit, u prijnë sulmeve me thika.
Sajid Javid ka reaguar pasi dy adoleshentë të moshës 17-vjeçare u vranë në Londër dhe Manchester, gjatë fundjavës, transmeton KTV.
Sekretari i Brendshëm planifikon që të mërkurën të takojë shefat e policisë, për të marrë masa në parandalimin e dhunës. Statistikat tregojnë se janë rritur për 93% sulmet dhe therjet me thika në mesin e 16-vjeçarëve në Angli, mes viteve 2016-2018.
“Do të reagojmë në të gjitha nivelet për të ndalur dhunën. Të rinjtë po vriten në të gjithë vendin, dhe këtë nuk do ta lejojmë”, ka thënë mes tjerash Javid.
-
Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi pas sulmit me thikë ndaj dy hebrenjve
-
Britania përgatitet për tjetër “natë të dhunshme”, autoritetet në alarm
-
Vriten dy fëmijë në Angli
-
Një adoleshente ther me thikë një nxënës dhe dy mësues në një shkollë në Britani
-
Sulm me thika në Britani – 1 i vdekur dhe 7 të lënduar