Autoritetet në Meksikë janë duke e hetuar vdekjen e një gazetari sportiv në shtetin e përfshirë nga dhuna mes bandave, Sinaloa.
E të hënën, prokurori i këtij vendi, njoftoi se ka filluar hetimet për vrasjen e Omar Ivan Camacho, i cili mbulonte ngjarjet sportive për radion Altavoz.
36-vjeçari u gjet i vdekur të dielën. Meksika përndryshe, vazhdon të mbetet një prej shteteve më të rrezikshme për gazetarë me së paku 124 të vrarë që nga viti 2000, transmeton KTV. Vetëm nga muaji dhjetor, prejse shteti ka president të ri, 6 gazetarë janë vrarë.
Njëri prej tyre madje ishte pjesë e një programi qeveritar për mbrojtjen e gazetarëve. I themeluar në vitin 2016, programi u ofron mbrojtje gazetarëve që ballafaqohen me kërcënime në punën e tyre.
-
Vritet edhe një gazetar në Meksikë
-
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
-
Vriten brenda pak orësh dy kandidatë për kryetar të një qyteti meksikan
-
Të paktën 19 të vrarë brenda 24 orëve nga sulmet e karteleve të drogës në Meksikë
-
Më shumë gazetarë u vranë në Amerikën Latine dhe Karaibe se në Ukrainë në 2022-n