Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thënë se aeroplanët luftarakë turq i ishin vënë pas helikopterit të tij, teksa ai po shkonte të hënën për vizitë në një ishull grek, për ta shënuar përvjetorin e kryengritjes së 1821-s kundër sundimit osman, akuza këto që janë mohuar nga Turqia.
“Ata e detyruan helikopterin, brenda të cilit ndodhesha, ta ulte lartësinë dhe kjo vazhdoi deri kur aeroplanët grekë iu dolën përpara forcave që po e cenonin hapësirën tonë ajrore”, ka thënë Tsipras gjatë një fjalimi në ishullin Agathonisi, disa milje larg bregdetit turk në Mesdhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Porosia që dua ta dërgoj është se veprimet e tilla të marrëzishme janë boshe për kah kuptimi. Ne gjithnjë do të jemi këtu për ta mbrojtur integritetin tonë shtetëror”, raporton “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Një zyrtar ushtarak grek i ka thënë “Reutersit” se aeroplanët luftarakë grekë kishin zmbrapsur aeroplanët turq, vetëm disa kilometra larg helikopterit të Tsiprasit.
Një burim turk i sigurisë ka thënë se aeroplanët turq ishin duke ndërmarrë misione rutinore.