Greqia i dërgoi ankesë zyrtare Turqisë, të mërkurën, duke e akuzuar për fluturime të paautorizuara ushtarake mbi ishujt e saj, raportoi AP-ja të mërkurën.
Tha se Turqia ia ka shkelur sovranitetin.
“Këto veprime përbëjnë një shkelje të sovranitetit të Greqisë, ato janë një provokim i papranueshëm dhe bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”, tha Ministria e Jashtme e Greqisë në një deklaratë.
Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje të gjata për kufijtë detar dhe ajror që u intensifikuan me lëvizjet e eksplorimit për rezerva të mundshme nënujore të gazit natyror.
Mosmarrëveshjet kanë çuar në patrulla gati çdo ditë të forcave ajrore, shumica në zonat përreth hapësirës ajrore të kontestueshme rreth ishujve grekë që janë afër vijës bregdetare të Turqisë.
Athina pretendon se Turqia ka shtuar patrullimet armiqësore të forcave ajrore në javët e fundit.