Ministri italian Matteo Salvini i është përgjigjur pozitivisht kërkesës publike të prindërve të Ramyt, 13 vjeçarit maroken që me gjestin e tij të një dite më parë mundi të shpëtoj nga atentati terrorist 50 shokët e tij të klasës së bashku me mësuesit.
“Ministria e Brendshme Italiane është e gatshme të pranoj e të marr në ngarkim shpenzimet për dhënien e nënshtetësisë italiane për Ramy, 13 vjeç, që arriti të jap alarmin në autobusin e sekuestruar një ditë më parë në provincën e Milanos”, informon Ministria e Brendshme Italiane.
Ministria merr përsipër të përshpejtoj në maksimum procedurën e marrjes së nënshtetësisë italiane për Ramy-n dhe kërkoi heqjen e nënshtetësisë italiane për 47 vjeçarin me origjinë senegaleze, i cili rrëbeu autobusin me 51 nxënës e fëmijë duke tentuar djegien e tyre.
-
Dybala fton heroin Rami të përcjellë Juventusin nga afër
-
Italia po mban referendum për çështjen e shtetësisë
-
Prokuroria italiane kërkon 6 vjet burgim për ish-ministrin e Brendshëm
-
Përdhunimi i një 13-vjeçareje nga shtatë emigrantë nxit reagime në Itali
-
Gjashtë adoleshentë dënohen lidhur me rastin e mësuesit që iu pre koka në Francë