Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet në Spanjë i vdekur gazetari dhe analisti i njohur i mediave ruse

Raportet e mediave nga Rusia bëjnë të ditur se gazetari dhe analisti politik, Igor Malashenko, është gjetur i vdekur në Spanjë më 25 shkurt.

Malashenko ka qenë bashkëpronarë i kompanisë televizive NTV në vitet 1990. Ai ka qenë edhe ish shef i Radio Televizionit shtetëror rus Ostankino.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 1996, Malashenko ka qenë këshilltar kryesor i fushatës presidenciale për rizgjedhje të presidentit, Boris Yeltsin.

Gazetari i vdekur Malashenko ka themeluar edhe rrjetin Media-Most më 1997.

Ai gjithashtu ka udhëhequr televizionin RTVI si dhe ka kryesuar fushatën zgjedhore të gazetares dhe prezentueses televizive, Ksenia Sobchak, për zgjedhjet e presidenciale ruse, në mars të vitit 2018. Ajo kishte fituar rreth 1.7 për qind të votave krahas presidentit, Vladimir Putin, i cili kishte fituar shumicën.