Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjendet i vdekur piloti rus që dezertoi në anën ukrainase

Një pilot rus, që dezertoi në Ukrainë vitin e kaluar, u gjet i vdekur në Spanjë, ka njoftuar agjencia e inteligjencës ushtarake në Kievi. Maksim Kuzminov u gjet i vdekur në qytetin Villajoyosa në Spanjë, një zonë të popullarizuar për turistë, raporton "The Guardian".

Trupi i tij u gjet të martën, në rampën e parkimit nën një bllok apartamentesh. Ai dyshohet se u vra nga persona të panjohur që qëlluan 12 herë, e aty pranë u gjet edhe një veturë e djegur. Kuzminov e kishte kaluar vijën e frontit në gushtin e 2023-s derisa po fluturonte mes dy bazave ajrore ruse. Ai duhej të transportonte pjesë të avionëve luftarakë SU-27 dhe SU-30, por në vend të kësaj, uli helikopterin dhe aterroi në pjesën ukrainase.

Dy kolegët e tij pilotë u vranë. Ne e konfirmojmë vdekjen e tij. ka thënë Andrii Yusov, zëdhënës i shtypit i agjencisë së inteligjencës.

Ndërsa, një zyrtar i emëruar nga Rusia në Ukrainën jugore ka thënë se Ukraina tash “do të krijojë një biografi të re për pilotin”.

“Mos u emociononi shumë. Ata duan të krijojnë një biografi të re me një listë të pastër dhe një emër të ri për tradhtarin”, ka thënë Vladimir Rogov.