Kryetari i Komisionit të Senatit për Drejtësi është zotuar se do t’i shkojë deri në fund pretendimeve se në vitin 2017 janë zhvilluar diskutime lidhur me shkarkimin e presidentit Donald Trump nga detyra.
Kjo, pasi ish-shefi i FBI-së, Andrew McCabe, ka thënë se zëvendësprokurori i përgjithshëm Rod Rosenstein, diskutoi numrat e nevojshëm për të zbatuar Amendamentin e 25-të, transmeton KTV.
Ky amendament parasheh shkarkimin e presidentit nëse konsiderohet i papërshtatshëm. McCabe tha se FBI-ja kishte arsye për të hetuar lidhjet e presidentit me Rusinë, bazuar në veprimet e republikanit.
Sipas tij, Trumpi tha se presidenti rus i kishte thënë atij se Koreja e Veriut nuk kishte aftësinë për të goditur SHBA-në me raketa, duke zgjedhur t’i besojë Putinit, në vend të inteligjencës amerikane.
-
Pas shfajësimit, Trump më 2024? Mbase jo aq shpejt
-
Presidenti amerikan i bindur se procesi ndaj Trumpit “duhet të ndodhë”
-
Demokratët të hënën do ta dorëzojnë në Senat nenin për shkarkimin e Trumpit
-
Nis procedura për shkarkimin e Trumpit pas sulmit ndaj Kongresit
-
Dhoma e Përfaqësuesëve aprovon rezolutën për largimin e Trumpit