Ministrat e mbrojtjes nga 14 shtete aleate të NATO-s – përfshirë edhe nga Britania – si dhe Finlanda, kanë nënshkruar një letër me qëllim për të krijuar një sistem të mbrojtjes ajrore dhe raketore evropiane, nëpërmjet blerjes së përbashkët të pajisjeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore nga shtetet evropiane, raporton BBC.
“Kjo është edhe më vendimtare sot, pasi kemi qenë dëshmitarë të sulmeve raketore të Rusisë në Ukrainë”, ka thënë zëvendës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.
Në deklaratë të NATO-s thuhet se iniciativa do të lejojë gjitha shtetet pjesëmarrëse që bashkërisht të zhvillojnë një sistem të mbrojtjes ajrore.
Artikuj të ngjashëm
-
12 shtete planifikojnë 50 miliardë dollarë raketa për të mbrojtur Evropën
-
Fuqitë ushtarake evropiane planifikojnë program të përbashkët për mbrojtje me dronë
-
Rutte: NATO-ja dhe BE-ja po punojnë për një “mur dronësh” për mbrojtjen e Evropës
-
Rutte për kërcënimet ruse me dronë: Duhet ta ruajmë qiellin tonë
-
Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s