Gjermania pranon plotësisht përgjegjësinë e krimeve të kryera nga nazistët në Greqi, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Athinë që prej vitit 2014.
“Ne pranojmë plotësisht përgjegjësinë e krimeve të kryera nga nacional-socialistët në Greqi (…)”. Një mbështetje e Berlinit për Greqinë bëhet për të mirën e të vendeve”, tha Merkel, sipas përkthimit në greqisht në transmetim direkt nga televizioni publik grek, ERT.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPretendimi për dëmshpërblime financiare që i kërkohen Gjermanisë për të kompensuar krimet e kryera gjatë pushtimit të vendit nga nazistët (1941-1944) është një debat i vjetër në Greqi që është rikthyer nga kriza e borxhit vitet e fundit.
Sipas një raporti të Kontabilitetit Kombëtar të Greqisë shuma e dëmshpërblimeve arrin në 162 miliardë euro.
Gjatë vizitës së saj të parë në Greqi që prej vitit 2014, kancelarja gjermane kërkoi të ulë klimën e tensionuar mes dy vendeve në kulm të krizës greke (2010-2014).
Gjermania shihet nga grekët si shkaktarja e politikave të masave shtrënguese që iu imponuan vendit për të evituar rreziqet e një dështimi të pagimit të huave dhe një shembje të eurozonës.