Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lirohet Dragiçeviqi, protestat vazhdojnë në Sarajevë e Beograd

Foto: REL

Autoritetet në Republikën Serbe të Bosnjës kanë liruar nga paraburgimi Dovar Dragiçeviqin, arrestimi i të cilit ngriti tensione në vend.

Dragiçeviq, tash e sa kohë, po organizon protesta për të kërkuar të vërtetën rreth vdekjes së djalit të tij, David Dragiçeviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia arrestoi Dragiqeviçin, të martën, mbi akuzat se protestat e tij përbënin një kërcënim për sigurinë, shkruan rel.

Disa persona të tjerë gjithashtu u arrestuan, duke përfshirë disa politikanë të opozitës.

Mbështetësit e familjes u mblodhën në protestë, duke u përleshur me policinë në qytet.

Lëvizja “Drejtësia për Davidin” e Dragiçeviqit ka kërkuar informacione në lidhje me vdekjen e djalit të tij 21-vjeçar, rast i ndodhur në mars të këtij viti.

Ajo ka frymëzuar protesta anti-qeveritare që kanë pasqyruar pakënaqësi të gjerë popullore mbi korrupsionin dhe papunësinë në vendin ballkanik, transmeton AP.

Tubimet mbështetëse për prindërit e 21 vjeçarit, David Dragiçeviq, do të mbahen të mërkurën në Sarajevë dhe Beograd.