Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Italia mbyll portet përreth 310 emigrantë të shpëtuar në Mesdhe

Portet italiane do të rrinë të mbyllura për rreth 310 emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga OJQ-ja spanjolle “Proactiva Open Arms”, deklaroi sot ministri italian i Brendshëm, Matteo Salvini, pas një refuzimi të parë nga autoritetet e Maltës.

“Përgjigja ime është e qartë, portet italiane janë të mbyllura!”, shkruan në “Twitter” ministri i ekstremit të djathtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për trafikantët e qenieve njerëzore dhe për ata që i ndihmojnë, festa mbaroi”, vazhdon ai, njofton ATSH.

Salvini theksoi se “kërkesa e OJQ-së për të lejuar qasjen në territorin italian të burrave, grave, fëmijëve dhe bebeve të shpëtuara dje, u dërgua pas një përgjigje negative nga Malta”.