Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të anulojë takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në margjinat e samitit të G20 në Argjentinë, për shkak të krizës në Ukrainë.
“Duke u bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa se do të ishte më mirë për të gjitha palët e interesuara të anuloja takimin tim të caktuar më herët në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin”, ka shkruar Trump në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy qeveritë e vendeve kanë pasur biseda telefonike.