Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të anulojë takimin me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në margjinat e samitit të G20 në Argjentinë, për shkak të krizës në Ukrainë.
“Duke u bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa se do të ishte më mirë për të gjitha palët e interesuara të anuloja takimin tim të caktuar më herët në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin”, ka shkruar Trump në Twitter.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy qeveritë e vendeve kanë pasur biseda telefonike.
Artikuj të ngjashëm
-
Trumpi anulon takimin me Putinin, keqardhje në Moskë
-
Rusia i përgjigjet Trumpit i cili tha se nuk do që të humbë kohë për takim me Putinin
-
Trumpi thotë se nuk donte “takim të kotë” me Putinin
-
S’ka plane për takim Trump-Putin së shpejti, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Trumpi tërhiqet për momentin nga bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, thonë burimet