13 njerëz janë lënduar kur mbetjet e një rakete ukrainase të shkatërruar nga forcat e mbrojtjes ajrore ruse ka rënë në një ndërtesë banimi në rajonin Kursk të Rusisë, raporton agjencia “AP”.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, 35 dronë janë shkatërruar mbi rajonet Kursk, Voronezh, Belgorod, Bryansk dhe Oryol. Rusia i ka rritur masat e sigurisë në Kursk, ku ofensiva nga forcat ukrainase i kanë zënë në befasi trupat ruse dhe ia ka ekspozuar dobësitë ushtarake.
Luftimet po vazhdojnë në rajonin Kursk dhe Rusia po dërgon përforcime në zonë, duke vendosur raketahedhës të shumtë, armë artilerie, tanke dhe automjete të rënda gjurmuese, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Rreth 76 mijë banorë të zonës janë evakuuar, sipas autoriteteve të emergjencës.
-
Vala e sulmeve ruse lë të paktën 16 të vdekur në Ukrainë
-
Rusia lëshon mbi 400 dronë, vriten katër persona
-
600 mijë familje në terr pas sulmit rus në Ukrainë
-
Droni rus godet një ndërtesë në Ukrainën lindore, 2 të vrarë e 12 të plagosur
-
Pesë të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm ukrainas pranë Moskës