Ilhan Omar ka fituar zgjedhjet e mesmandatit në distriktit e pestë zgjedhor të Minnesotas në zgjedhjet e së martës për Kongresin amerikan.
Ajo do t’i bashkohet Rashida Tlaibit si femra e parë amerikane myslimane në Kongres. Omar do të jetë amerikania e parë me prejardhje somaleze që do të përfaqësojë votuesit amerikanë në Kongres, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOmari ishte zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e vitit 2016, dhe do të bëhej amerikania e parë me prejardhje somaleze në legjislaturën shtetërore, raporton “Cosmopolitan”.
Tlaib ka fituar zyrtarisht zgjedhjet e mesmandatit duke garuar në distriktin e trembëdhjetë të Michiganit, duke u bërë gruaja e parë amerikane myslimane që zgjidhet në Dhomën e Përfaqësuesve.
Tlaib, nënë e pamartuar dhe e bija e emigrantëve palestinezë, ishte gruaja e parë myslimane që ishte zgjedhur në legjislaturën e Michiganit, ku kishte shërbyer nga viti 2008 deri më 2014.