Zimbabvea ka regjistruar 100 vdekje nga kolera dhe më shumë se 5 mijë raste të mundshme aktive, që nga fundi i muajit të kaluar.
Qeveria e vendit ka vendosur kufizime, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, përfshirë këtu kufizimin e numrit të njerëzve në funerale dhe ndalimin e tubimeve shoqërore në zonat e prekura.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 905 raste të njerëzve të prekur me kolerë janë regjistruar si të konfirmuara, si dhe 4.609 raste të tjera janë të dyshuara. Kolera është një sëmundje e transmetuar nga uji që mund të përhapet me shpejtësi.
Sëmundja shkaktohet nga gëlltitja e ujit ose ushqimit të kontaminuar. Zimbabve ka shumë pak qasje në ujë të pastër.
Artikuj të ngjashëm
-
OBSH-ja: Rastet me kolerë janë rritur globalisht
-
Zimbabve shpall gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të kolerës
-
Kolera vdekjeprurëse në Malawi
-
Ebola mund të jetë duke u përhapur më shpejt se që ishte menduar, thotë OBSH-ja
-
131 vdekje e 513 raste të dyshuara me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos