Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

100 miliardë dollarë konsiderohen të jenë dëmet në Ukrainë prej pushtimit

Këshilltari kryesor i Ukrainës për ekonominë, Oleg Utensko, ka thënë se të paktën 100 miliardë dollarë konsiderohen dëmet në Ukrainë. Dëmet përfshijnë ato në infrastrukturë dhe prona të shkatërruara nga sulmet ruse që 15 ditë nga pushtimi.

Bombardimi i spitalit të maternitetit dhe atij të fëmijëve ka nxitur kritika nga e gjithë bota. Nga spitali u raportuan disa të vdekur, ndërsa të tjerë u lënduan, raporton SkyNews.

Përpjekjet për evakuime po vazhdojnë përmes korridoreve humanitare. Deri tash konsiderohet se janë larguar 2.3 milionë ukrainas.

Nuk ka pasur progres në bisedimet Ukrainë-Rusi edhe pas takimit në Turqi.