Një burrë sulmoi pasagjerët me thikë në një tren udhëtarësh në Tokio, duke plagosur 10 vetë.
I dyshuari, 36 vjeç, thuhet se i tha policisë se u zemërua kur pa gra që "dukeshin të lumtura" dhe donin t'i vrisnin, sipas raporteve të mediave lokale.
Një studente thuhet se është plagosur rëndë, ndërsa të tjerat kanë pësuar lëndime goxha të rënda,
Krimi i dhunshëm është i rrallë në Japoni dhe masa të rrepta sigurie janë vendosur në Tokio, e cila po pret Olimpiadën.
Burri sulmoi pasagjerët në një tren pranë stacionit Seijogakuen.
Edhe
Një i arrestuar për therjen me thikë të 10 udhëtarëve në një tren në Tokio
Treni u ndalua urgjentisht nga shoferi pasi dëgjuan zhurmat që vinin nga brenda karrocave.
Sipas hetuesve, i dyshuari u hodh në shina dhe iku. Ekuipazhi i trenit udhëhoqi udhëtarët përgjatë shinave në stacionin më të afërt.