Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

10 “mitet e luftës” Rusi-Ukrainë

Pretendimet e pavërteta për gjenocidin dhe autoritetet në Kiev që mbështesin nazizmin, janë ndër gënjeshtrat më të zakonshme të përhapura në internet mes konfliktit Rusi-Ukrainë.

NewsGuard, një organizatë me bazë në SHBA që monitoron informacionet dhe lajmet, ka thënë se mediat shtetërore ruse po i bashkohen faqeve në nxitjen e njoftimeve mashtruese, raporton The Guardian.

Publikoi top 10 “mitet e luftës” Rusi-Ukrainë duke përfshirë një “sulm” në një fabrikë kimikatesh në lindje të Ukrainës dhe pretendimin e legjitimitetit për referendumin e 2014-s për bashkimin e Krimesë me Rusinë.

10 mitet:

1

Edhe “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit Botë 1 muaj më parë “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit

“Banorët që flasin rusisht në rajonin e Donbasit të Ukrainës ka qenë subjekt i gjenocidit”. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk ka gjetur prova për këtë.

2

Diversantët që flasin polonisht tentuan të bombardonin një fabrikë kimikatesh në Donbas”. Videoja e “sulmit”, për të cilin nuk ka prova, u regjistrua ditë më përpara se kur pretendohet të ketë ndodhur.

3

“Forcat ukrainase bombarduan një kopsht fëmijësh në Luhansk, lindje të Ukrainës, më 17 shkurt 2022”. Bombardimi erdhi nga separatistët rusë.

4

“Rusia nuk targetoi infrastrukturën civile në Ukrainë në fillim të pushtimit”. Një ditë pas pushtimit, Amnesty International dokumentoi të paktën tri sulme ushtarake ruse në zona civilësh në Ukrainë.

5

"Nazizmi është i shfrenuar në politikën dhe shoqërinë ukrainase, i mbështetur nga autoritetet në Kiev". Kandidati për partinë nacionaliste të ekstremit të djathtë, Svoboda, fitoi 1.6% të votave në zgjedhjet presidenciale të 2019-s.

Edhe Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev Botë 2 j. më parë Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev

6

“Perëndimi përgatiti një puç për ta rrëzuar qeverinë pro-ruse të Ukrainës më 2014”. Nuk ka prova që mbështesin këtë teori se më 2014 revolucioni Maidan në Ukrainë ishte puç i orkestruar nga shtetet perëndimore.

7

SHBA-ja ka një rrjet të laboratorëve të armëve biologjike në Evropën lindore”. Pretendimet janë të bazuara në keqinterpretimin e Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

8

“NATO ka një bazë ushtarake në Odesa të Ukrainës”. Bazat ushtarake të huaja nuk lejohen në Ukrainë.

9

“Krimea u bashkua me Rusinë ligjërisht”. Asambleja e KB-së shpalli një referendum më 2014 që mbështeste atë që bashkimi i Krimesë me Rusinë ishte jolegjitim.

Edhe Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin Botë 1 muaj më parë Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin

10

“Ukraina moderne ishte krijuar tërësisht nga Rusia komuniste”. Trashëgimia e përbashkët e Rusisë dhe Ukrainës daton më herët se 1000 vjet më parë.