Autoritetet e minierave të qymyrit në Poloni kanë thënë të shtunën se kontakti me 10 minatorë ka humbur pas një lëkundjeje nëntokësore dhe shkarkimit të gazit metan në minierën Borynia-Zofiowka në jug të vendit, raportoi AP.
Ngjarja në mëngjesin e së shtunës ndodhi rreth 900 metra nën tokë. Ky ishte incidenti i dytë në vetëm katër ditë në rajonin e minierave të qymyrit rreth qytetit Jastrzebie-Zdroj, pranë kufirit çek.
Shpërthimet e përsëritura të metanit që nga e mërkura në minierën e afërt Pniowek kanë lënë pesë të vdekur, shtatë të zhdukur dhe dhjetëra të plagosur.
Kompania JSW tha se 52 punëtorë ishin në zonën e tërmetit në minierën Borynia-Zofiowka dhe 42 prej tyre ishin në gjendje të largoheshin vetë nga aty. Një operacion shpëtimi ka nisur për 10 minatorët e zhdukur.
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
Mbi 80 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Kinë
-
Pesë të vdekur e dy të zhdukur nga një shpërthim në një minierë në Spanjë
-
Shkon në 51 numri i të vdekurve nga shpërthimi në një minierë në Iran
-
12 minatorë humbin jetën nga një shpërthim në minierë qymyri në Pakistan