Gjykatësve iu lejohet që edhe të gabojnë gjatë punës së tyre, por ky gabim nuk duhet të jetë i qëllimshëm ose të ketë prapavijë të përfitimit. Kështu ka deklaruar kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, kur u pyet rreth rasteve kur është vërtetuar se është shkelur ligji në favor të personave të akuzuar në rastet e korrupsionit të profilit të lartë.
“Duhet pasur kujdes edhe te çështja e pavarësisë, vendosjes përkatësisht bindjes së lirë të gjyqtarit të cilët pa predikuar rastin ose pa pasur ndonjë qëllim të caktuar unë e them shpesh, e kam thënë edhe në diskutime të mëparshme që nganjëherë gjyqtarit i lejohet edhe të gabojë, ka të drejtë të gabojë përderisa ekziston gjykimi instancional”, ka thënë Totaj.
Sipas tij, kur gjyqtarët gabojnë ekzistojnë instancat tjera të cilat e drejtojnë procedurën.
“Por, qëllimi është që gabimi të mos jetë i qëllimshëm ose larg asaj që mos të ketë ndonjë prapavijë tjetër të përfitimit ose diçka. Në rastet kur gabimet mund të jenë të natyrës procedurale ose të gjendjeve faktike, vërtetimit jo të plotë ose të gabuar atëherë mendoj që gjyqtarët kanë të drejtë ndonjëherë edhe të gabojnë, jo shumë shpesh, por për këtë arsye ekziston gjykimi instancional përkatësisht instancat tjera të cilat në një farë mënyre e unifikojnë dhe e drejtojnë vetë procedurën duke dhënë mesazh që në procedurat e tjera eventualisht ato gabime dhe shkelje të mos përsëriten”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.
-
Totaj: Kemi rritje të numrit të lëndëve të pazgjidhura në Gjykatën e Apelit
-
Totaj: Perceptimi është se s’ka zbatim të kënaqshëm të Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore
-
Mirëpritet vendimi që gjyqtarëve ua kufizon përdorimin e rrjeteve sociale
-
Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni
-
Selmanaj: Gjyqtarët dhe prokurorët jo që korruptohen, por po i nënshtrohen politikës pa korruptuar