Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Totaj: Perceptimi është se s’ka zbatim të kënaqshëm të Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, në emisionin “Betimi për Drejtësi”, tha se perceptimi është që nuk ka një zbatim të kënaqshëm të Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore në institucionin të cilin e drejton.

Ai bëri të ditur se në fund të këtij muaji do të zhvillojë një takim me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetarin e Gjykatës Supreme dhe disa gjyqtarë të tjerë për të diskutuar mbi zbatimin e Udhëzuesit për Politikën Ndëshkimore.

“Në bazë të informatave që i kam, do të thotë opinioni ose perceptimi është që nuk ka një zbatim të kënaqshëm të themi kështu të këtij Udhëzuesi”, ka thënë Totaj, në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.

Ai ka thënë se i duhen informata shtesë nga akterët tjerë për të parë se pse dhe si është duke u zbatuar Udhëzuesi për Politikën Ndëshkimore.

“Megjithatë unë pa prejudiku njëherë se si është çështja ose sa është duke u zbatuar ky udhëzues kam nevojë që të marr informata më të sakta, eventualisht të zhvillojë disa takime edhe me akterë të tjerë prej të cilëve mund të marrë informata konkrete se sa është duke u zbatuar, përse nuk është duke u zbatuar nëse ka pengesa në këtë drejtim dhe çka mundemi eventualisht me ndiku që zbatimi përkatësisht niveli i zbatimit të jetë më i lartë”, tha.

Edhe Rexhepi: Jemi duke punuar në llogaridhënie, i zhgënjyer për zbatimin e udhëzuesit për praktikë ndëshkimore TEMPUS Rexhepi: Jemi duke punuar në llogaridhënie, i zhgënjyer për zbatimin e udhëzuesit për praktikë ndëshkimore

I pari i Gjykatës së Apelit tha se nga diskutimet që ka pasur me gjyqtarët ka fituar përshtypjen se ata mendojnë që është problematik zbatimi i këtij udhëzuesi, kjo për faktin se secili rast është individual.

“Nga diskutimet që kam pasur për këtë kohë të shkurt me gjyqtarët e lëmisë penale kam fituar përshtypjen që gjyqtarët mendojnë që është pak problematike zbatimi anbllok i këtij udhëzuesi, sepse secili rast është rast individual, secili rast kryhet ose zhvillohet në rrethana të cilat në asnjë rast nuk munden me qenë tërësisht të njëjta. Në ndërkohë që është në pyetje pastaj edhe pavarësia e gjyqtarit për vendosje përkatësisht bindja e lirë e tij. Pra, janë një mori faktorësh të cilët eventualisht duhet analizuar, duhet diskutuar dhe në fund të dalim me një përgjigje ose konkluzion se ku është problemi ose çka mundem me ndiku që eventualisht politika ndëshkimore të përmirësohet”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.