Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Biraj kishte 16 mijë euro kursime në kohën kur thoshte se i mori borxh 5 mijë euro nga Pulaj

Pas analizimit të deklaratave të ish-prokurorit Metush Biraj për “Betimin për Drejtësi” dhe deklarimit të pasurisë, shihet një kundërthënie.

Biraj i pyetur se pse Pulaj e kishte akuzuar se i ka pranuar 5 mijë euro për lirim nga paraburgimi, kishte thënë se këto të holla nuk i kishte pranuar për lirim nga paraburgimi por i kishte kërkuar nga ai borxh në vitin 2017.

“Gazetarja: Edhe diçka e fundit deshta me e ditë, a keni pranu ryshfet për këtë rast, duke qenë se në një video incizim të cilin ne e kemi siguru ku ju bisedoni me Shkodran Pulajn ju disktoni se i keni marrë 5 mijë euro për me i liru prej paraburgimit fillimisht. A i keni marrë 5 mijë euro?

Ish-prokurori Biraj: Jo assesi as që vjen në shprehje ajo punë hiç.

Gazetarja: E në bisedën me Shkodranin pse e pranoni se i keni marrë 2, 3 mijë euro në rasitn kur thotë që u feju djali i juj.

Edhe Dështon të nisë gjykimi ndaj ish-prokurorit të Prizrenit LAJMET E MBRËMJES Dështon të nisë gjykimi ndaj ish-prokurorit të Prizrenit

Ish-prokurori Biraj: Ajo ka qenë në vitin 2017 kur ja kam marrë dhe i kam kthy borxhin, është e vërtetë që i kom marrë prej tij 3 mijë euro mirëpo ato unë ja kam kthy, ja kom marrë diku në pranverë të vitit 2017 dhe pastaj ja kam kthye diku ka shtatori tetori 2017 ia kam kthy borxhin, na jemi miq.

Gazetarja: Pse e përmend ai që i keni marrë këto pare prej tij, pikërisht për me i liru prej paraburgimit?

Ish-prokurori Biraj: Paj, s’pe di unë se ai, ai e din qysh i ka përmend ato fjalë.”

Por, në deklarimin e pasurisë së Birajt, del të ai kishte para të mjaftueshme në llogarit e tij.

Në deklarimin e muajit mars 2017 për vitin 2016, ai kishte deklaruar mbi 17 mijë euro para të gatshme në llogari bankare të tij dhe bashkëshortes.

Edhe Shtyhet seanca ku ish-prokurori i Prizrenit akuzohet për marrje ryshfeti Kronikë Shtyhet seanca ku ish-prokurori i Prizrenit akuzohet për marrje ryshfeti

Ndërsa në deklarimin e marsit 2018 për vitin 2017, kur edhe kishte thënë se i ka kërkuar borxh, ka deklaruar para të gatshme në vlerë të rreth 16 mijë euro.

Edhe në mars të vitit 2019, ai kishte deklaruar 16 mijë euro të hyra.

Ndërsa, një rritje e shumëfishtë vërehet në vitin 2020, prej mbi 55 mijë euro para kesh vetëm në llogari të tij.

Ajo çka vërehet është se paratë e gatshme nuk kanë ardhur si rrjedhojë e shitjes së patundshmërisë Si në vitin paraprak 2019, ashtu edhe në vitin 2020, vazhdon t’i ketë po të njëjtat asete.

Në mars të vitit 2022 pasuria e tij sërish është rritur në 76 mijë euro.

Edhe Ish-kryetari i Supremes për Birajn: Po të mos ishte prokuror, ai do të ishte menjëherë në paraburgim BETIMI PËR DREJTËSI Ish-kryetari i Supremes për Birajn: Po të mos ishte prokuror, ai do të ishte menjëherë në paraburgim

Dhe në mars të vitit 2023 ka deklaruar 85 mijë euro para të gatshme, prejardhja e të cilave ka deklaruar të jetë nga paga e marrë si prokuror.

“Betimi për Drejtësi” ka kërkuar informacione nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nëse ish-prokurori Biraj ka qenë pjesë e zyrtarëve të lartë publik që u është bërë verifikimi i pasurisë, mirëpo ende nuk janë përgjigjur.