Basketboll

Sigal Prishtina pa telashe fiton ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e parë

Sigal Prishtina

Sigal Prishtina ka fituar pa telashe ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e parë të çerekfinales së plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina të dielën në mbrëmje fitoi me rezultatin 72:64 në ndeshjen që u zhvillua në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë.

Sigal Prishtina në pushim shkoi me 4 pikë dallim, 44:40.

Deri në fund e administroi mirë lojën dhe nuk lejoi befasi.

Henrik Shirko ishte më i dalluari te Sigal Prishtina me 18 pikë, tri kërcime e tri asistime.

Jalen Ray te Vëllaznimi pati 16 pikë, pesë kërcime e tri asistime. 

Dueli kthyes luhet të martën në Gjakovë.

Skuadra që fiton dy ndeshje avancon në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale të plejofit i pret Trepça, që e përfundoi stinorin e rregullt si lidere.