Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Peja zyrtarizon trajnerin e ri

Daniel Nelson

Daniel Nelson është emëruar trajner i klubit të basketbollit, KB Peja. Irlandezi Nelson do ta zëvendësojë Rami Hadarin te skuadra pejane. Lajmin e ka konfirmuar klubi pejan të premten në rrjetet sociale.

“Irlandezi Daniel Nelson është emëruar trajner i ri i KB Peja, dhe do ta marrë drejtimin e ekipit nga sot - duke qenë kështu kryetrajner i skuadrës që nga ndeshja me Sigal Prishtinën - që luhet nesër në orën 17:00”, ka shkruar KB Peja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nelson ka eksperiencë të ndryshme në disa shtete si Gjermania, Rusia, Anglia, Irlanda, Zelanda e Re, Qipro, Rumania dhe në Holanda.

Në Kosovë, e pati drejtuar Rahovecin për periudhë të shkurtër.