Bronny James i ka shënuar pikët e para në ligën NBA të basketbollit për skuadrën Los Angeles Lakers, në humbjen 134:110 nga Cleveland Cavaliers të mërkurën pas mesnate.
Evan Mobley shënoi 25 pikë, kurse Donovan Mitchell shtoi 24 pikë të tjera, në fitoren e pestë rresht të “kalorësve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCleveland Cavaliers është në formë të mirë dhe e ka nisjen më të mirë që prej edicionit 2016-17.
39-vjeçari LeBron James, i cili më parë ka luajtur edhe për Clevelandin, dhe djali i tij 20-vjeçar Bronny, shkruan historinë javën e kaluar, pasi u bënë të parët baba e bir, që luajtën në të njëjtën ndeshje të ligës NBA.