Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitore e vështirë e Prizrenit ndaj Borës

KB Prizreni

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore të vështirë ndaj Borës, të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”.

Prizreni e fitoi me rezultatin 85:80 ndeshjen e xhiros së gjashtë të elitës kosovare të basketbollit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendasit vetëm në çerekun e katërt kaluan në epërsi, të cilën e mbajtën deri në fund. Ndeshja megjithatë ishte e hapur deri në aksionet e fundit.

Jordan Johnson shkëlqeu te Proton Cable Prizreni me 21 pikë e 14 asistime. John Walker i kishte 15 pikë e katër kërcime, ndërsa Wayne Arnold realizoi 11 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. Edmond Kryeziu kontribuoi me 16 pikë në fitoren e Proton Cable Prizrenit.

Borës nuk i mjaftuan 21 pikët e 12 kërcimet e Jalen Grahamit. Alex Lomax i kishte 18 pikë, shtatë asistime e pesë kërcime.

Prizreni e shënoi fitoren e dytë. I ka edhe katër humbje. Bilanci i Borës është një fitore e pesë humbje.